●• [www.2po2.tk] •●
 
  Ballina
  Lajme
  Videoklipe
  Galeria
  Shkarko
  HTML Code
  www.2po2.tk
  Live Scoore
  Web Links
  Publiko Web Faqen
  Kerko
  Kyqu
  Libri i vizitoreve
  Kontaktoni
Lajme
Rap-gangsterët e Gjilanit !!!

Armiqësia e dy RAP-grupeve në Gjilan, ka filluar të forcohet.Në një konflikt fizik, ata për pak sa nuk kanë mbytur njëri-tjetrin."Double-G", paralajmërojn se nuk do të ndalen me kaq. Policia u është vënë pas. Muret janë të vizatuara me grafite, kurse fëmijët dhe adoleshentët mbajnë thika në duar. Jeta e tyre vërtitet mes rrugës dhe rrahjeve me grupet rivale, kurse inspirimi për ta është muzika REP. Tentim Vrasja qka ndodhi në rrugën kryesore në qendër të Gjilanit, ka rrezik të mos përfundojnë me kaq. Dy grupet rivale gangësterësh që veten e konsiderojnë këngëtar të rrymës REP, kanë kohë që janë në hasmëri njëri me tjetrin. Grupi "Double G", që kuptohet si Gjilanasit e Gjilanit. Ndërkohë, grupi tjetër rival vetën e quan"E7", që nëse do të përkthehet sipas vetë anëtarëve të këtij grupi, del se ata janë "Egërsirat e 7 Korrikut". Tre nga anëtarët e grupit të parë për pak sa nuk janë vrarë, kur vetura e tyre është hedhur në ajër dy ditë më parë në pikë të ditës në qendër të Gjilanit. Katër anëtarët e grupit të dytë që emrin e kanë marrë nga lagjja ku jetojnë, pasi kanë goditur veturën e Gouble G, kanë tentuar që ata t'i hedhin në ajrë. Disa nga anëtarët e grupit E7 tregojnë për Express se tentim vrasja ka ndodhur për shkak të rivalitetit të madh që kanë këto dy grupe gangesterësh. Sipas tyre, kohë më parë disa nga anëtarët e Double G-së e kanë rrahur dhe plagosur njërin prej anëtarëve të tyre, një djalosh 17 vjeç. Armiqësia e këtyre dy grupeve ka filluar rreth 3 vjet më parë, kur ata kanë kuptuar se synimi i të dy grupeve ështe kontrollimi dhe dominimi në qytet. "Kjo nuk do të përfundojë me kaq. Do të ndodhin gjëra edhe më të mëdha se kjo, sepse nuk lejojmë që dikush të na sundojë".

-------------------------------------------------------------------------------------

Elvana Gangsta prezanton " Mames "

Duhet te pohoj qe “Te dy” eshte nje prej kengeve me te mira te vitit te shkuar.Elvana eshte Hot dhe ka nje prej zerave me te mire ne muziken shqiptare sot,por me “Mames” dikush ti telefonoj emergjences,sepse kemi nje problem! Dhe pse disa vjet ne tregun muzikor shqiptar dhe nje sukses te konsiderueshem,kengetarja duket se ende nuk e ka gjetur identitetin e saj. Fillimisht u shfaq si kengetare e muzikes dance,pop,folk e tani R’n’B-hip-hop. Ne “Mames” ajo vesh dhe nje kapele G-Unit qe nuk eshte thjesht emri i nje grupi,por dhe emri i nje prej seksioneve te nje burgu lol. Nuk ben keq te lexosh ndonjehere …a po e din’? E vut’ re? Thashe a po e din’? E nderrova dhe une aksentin si Elvana hahahhahaa.Qy breeee! U be dhe kjo si Madonna. Kenga eshte thjeshte ok,ritmi cool,videoja duket si nje prej atyre spoteve te Pepsit apo American Idol (tek refreni)…nuk di nese eshte mire apo keq,por thjesht po tregoj. Ne kenge ajo kendon /si ky beat ski ni/si ky flow ski ni/ …tani me t’thone te drejten or taj, ene na shikona MTV naj here.Eh? Se ket’ beat pasha vallaja e kam niju te Bejoncja e Destinis… Ne fakt,pyes se po te heqesh lukun alla JLo,kendimin si Beyonce dhe ritmin si Destiny’s Child, ku mbetet Elvana? Dua te them; Albumi i saj, eshte nje prej albumeve me te shumpritur te vitit dhe kjo kenge shpresoj te mos jete pjese e tij. Ajo meriton dhe mund te jap me shume se kaq.Ndonjehere me pak eshte me shume dhe nuk ben keq te jesh vetvetja. Seriozisht,jam shume kurioz te shikoj sesi do jete albumi i saj. Ps. Geti dhe Elvana thone qe jane thjesht miq,por targat e makinave i kane “Mames”,”Babes”.Kenga ka per autor Getin dhe titulli eshte “Mames”.Mama e baba nuk jane miq or ti! A ta bojne “Mecis”..

-------------------------------------------------------------------------------------

Brezi Ri - Muhabet Burrash

Brezi Ri - Ky grup perbehet nga: Invador, DogMatic, TexT dhe vet Cyanide. Albumi i par nga Brezi Ri, i cili titullohet “Muhabet Burrash” pritet te del ne tregun e Kosoves mrenda muajit Qershor te keti viti. Ky album permban kompozime nga producentet e ndryshem si; Cyanide,Invador, Arben Mulosmani, N.a.G dhe DogMatic nga i cili perbehet pjesa me e madhe e kompozimeve. Si mysafir special ne album jan Albohlics. Kosove dhe Lsho Rrugen, jan dy kenge nga albumi “Muhabet Burrash” qe mund ti ndigjoni ne ket faqe. Brezi Ri kan perfunduar xhirimin e video klipit te par per kengen Kosove i cili pritet se shpejti ne internet dhe kanalet e televizionit kosovar si: RTK, KTV dhe RTV21. Ne fund te muajit Qershor,Brezi Ri pritet te filloj xhirimin e videoklipit te dyt per kengen Brezi Ri.
-------------------------------------------------------------------------------------

Today, there have been 1 visitors (9 hits) on this page!
Kycu  
 
Username:
Password:
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free